Kërcënim për Perëndimin?! Rusia teston raketat hipersonike në Detin Mesdhe

Evropë

Kërcënim për Perëndimin?! Rusia teston raketat hipersonike në Detin Mesdhe

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin ka testuar sot raketat hipersonike në Mesdheun lindor, si pjesë e stërvitjeve ushtarake të marinës ruse.

Për disa ekspertë testimi i raketave ne Mesdhe mund të konsiderohet si kërcënim për perëndimin, shkruan Daily Mail.

Fregatat e marinës ruse të pajisura me raketa lundrimi hipersonike të gjeneratës së re kryen stërvitje në pjesën lindore të Mesdheut , njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ekuipazhet e fregatës lëshuan raketa hipersonike kundër anijeve Zircon, ndërsa një nëndetëse ruse lëshoi një raketë lundrimi Kalibr, një tjetër armë e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore, tha ministria në deklaratën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat