Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Evropë

Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:20
Tërmeti ka ndodhur në orën 12:09 (me orën lokale), në brigjet e rrethit Gazipaşa të Antalias.

Një tërmet i fortë është rregjistruar mes Qipros dhe Turqisë.

Lëkundjet sizmike fillimisht ishin matur nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare si 5.1 Rihter, por më vonë u rishikua në 4.6 Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orën 12:09 (me orën lokale), në brigjet e rrethit Gazipaşa të Antalias.

Tërmeti ka tronditur shumë zona të Turqisë si Mersin dhe qendrën e Antalias.

Gjithashtu, tërmeti është ndier në zonën e Gazipasës, si dhe në zonat Manavgat, Alanya, Kepez, Nikosia dhe Paphos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat