Një operator i rrjetit shtetëror televiziv të Gjeorgjisë është plagosur mbrëmë nga një raketa-lëshues i improvizuar, teksa një protestues pro-evropian qëllonte topa fishekzjarresh ndaj policisë në Tbilisi.
Mbështetësit e opozitës pro-evropiane humbën zgjedhjet parlamentare dhe po protestojnë jashtë parlamentit që kur kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi se do të ndërpresë negiocjatat e anëtarësimit në BE.
Por në pamje shihet që protestat bëhen gjithnjë e më të dhunshme me protestues që godasin forcat e rendit me fishekzjarrë si personi në figurë.
Demonstruesi i maskuar shihet në bulevardin e Tbilisi një “anti-tank” të improvizuar me disa fishekzjarrë të mëdha, me të cilat qëllonte drejt policisë.
Rrjeti vendas Channel One, tha se një prej fishekzjarrëve goditi kameramanin Beso Gaprindashvili, i cili u plagos në krah dhe u dërgua në spital.
Protestuesit akuzojnë partinë në pushtet si “pro-ruse” dhe për vjedhje të votave, teksa përplasjet vijojnë.