​Rusët hapin front të ri?

Evropë

​Rusët hapin front të ri?

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 20:24
Harta

Rusia po grumbullon forca dhe pajisje për ofensivë të mundshme në Kherson, e cila përfshin përgatitjen e 300 barkave për të kaluar lumin Dnieper, tha për Financial Times Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale të rajonit Kherson.

“Rusia dëshiron të nisë një ofensivë tjetër këtu”, tha Prokudin, duke shtuar se forcat ruse kanë përgatitur 300 barka për të kaluar lumin.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i forcave jugore të ushtrisë ukrainase, shtoi se forcat ruse po përpiqen të kapin ishujt e lumenjve që të përparojnë përtej lumit në drejtim të Kherson, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër që është pjesërisht nën pushtimin rus.

Së fundmi ata nisën një sulm të rëndësishëm në ishullin Kozacki, në verilindje të qytetit, pranë Nova Kakovkës.

Financial Times shton se zyrtarët ukrainas besojnë se sulmet në rritje janë përgatitje për një ofensivë të madhe në të gjithë Dnieper.

Qe nga mesi i verës, Kherson dhe fshatrat përreth janë përballur me më shumë se 9,500 sulme me dronë.

Popullsia e Khersonit ka rënë nga 250.000 në 60.000 që nga fillimi i pushtimit rus, pasi sulmet e pamëshirshme i shtyjnë civilët të ikin.

Prokudin tha për FT se së shpejti pritet një valë tjetër sulmesh të intensifikuara ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat