Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbajë një fjalim televiziv para kombit mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur pallati presidencial Élysée të mërkurën. Macron, i cili sapo është kthyer në Francë pas një vizite shtetërore në Arabinë Saudite, ka deklaruar më parë se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht nga rezultati i votimit të së mërkurës.
Qeveria e Francës me kryeministrin, Michel Barnier është rrëzuar të mërkurën pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme votuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Vota e mosbesimit ka kaluar me 331 vota.
Për të kaluar mocionin e mosbesimit nevojiteshin të paktën 288 vota.