Greqia miraton ligjin e ri për taksat.
Kuvendi i Greqisë miratoi të mërkurën një projektligj që rrit taksën ditore për akomodimin në qira afatshkurtra dhe hotele, si dhe ngarkon një taksë për vizitorët e anijeve turistike, për të përballuar ndikimin e katastrofave natyrore në ekonominë e saj.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, Greqia po përballet me një numër të shtuar të ngjarjeve ekstreme klimatike, si përmbytje, thatësira dhe zjarre në pyje, të cilat ngarkojnë financat publike.
Turizmi është motorri kryesor i ekonomisë së saj, e cila doli nga kriza e borxhit në vitin 2018.