Putin miratoi projekt-marrëveshjen për garancitë e sigurisë me Bjellorusinë

Evropë

Putin miratoi projekt-marrëveshjen për garancitë e sigurisë me Bjellorusinë

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:26
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi këtë të enjte që të pranohet propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse dhe të nënshkruhet një marrëveshje me Bjellorusinë për garancitë e sigurisë brenda Shtetit Federal të Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Pranoni propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të koordinuar me organet e interesuara të qeverisë federale, për të nënshkruar Marrëveshjen midis Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë për garancitë e sigurisë brenda shtetit të Bashkimit, sipas urdhrit”, tha ai.

Putin gjithashtu lejoi Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse të bëjë ndryshime në draftin e saj që nuk janë të një natyre thelbësore gjatë negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat