Kadyrovi kërcënon ushtarët ukrainas të zënë rob, thotë se do t’i shfrytëzojë si mburojë të gjallë nga dronët e trupave të Zelenskyt

Evropë

Kadyrovi kërcënon ushtarët ukrainas të zënë rob, thotë se do t’i shfrytëzojë si mburojë të gjallë nga dronët e trupave të Zelenskyt

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:33
Kadyrovi

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka vizituar të burgosurit ukrainas të luftës, të cilët i kërcënoi se do t’i përdorë si mburojë e gjallë kundër dronët që po sulmojnë Rusinë.

Një video e postuar në Telegram nga vetë Kadyrov, shfaqet pranë të burgosurve ukrainas që janë zënë rob lufte.

Gjatë bisedës, Kadyrov propozoi që ushtarët ukrainas të zënë rob të vendosen nëpër objekte që janë fotografuar nga “satelitët amerikaneë” – duke i “vendosur të gjithë në kulme dhe të ruajnë territorin e Rusisë”

Ai madje tentoi ta luaj rolin e “zemërmirit”, duke thënë se i kanë fshehur të burgosurit ukrainas me qëllim që të mos mund t’i sulmojë askush.

Në video shihet Nazar Dorofieiev, 22-vjeç, që figuron në listën e personave të zhdukur në Ukrainë.

Sipas bazës së të dhënave, Dorofieiev është zhdukur në afërsi të Avdiivkas gjatë 12 shkurtit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat