Zelensky reagon ashpër ndaj Orbanit për bisedën me Putinin

Evropë

Zelensky reagon ashpër ndaj Orbanit për bisedën me Putinin

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:44
Volodymyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryeministrin hungarez Viktor Orban, për bisedën e tij telefonike me liderin rus Vladimir Putin.

“Ne të gjithë shpresojmë që Viktor Orban të paktën të mos telefonojë Assadin në Moskë, për të dëgjuar gjithashtu leksionet e tij një orëshe”, ka shkruar në profilin e X.

“Është absolutisht e qartë se arritja e paqes reale dhe sigurisë së garantuar kërkon vendosmërinë e Amerikës, unitetin e Evropës dhe angazhimin e palëkundur të të gjithë partnerëve ndaj Qëllimeve dhe Parimeve të Kartës së OKB-së”, shtoi presidenti ukrainas.

“Askush nuk duhet të rrisë imazhin personal në kurriz të unitetit; të gjithë duhet të fokusohen në suksesin e përbashkët. Uniteti në Evropë ka qenë gjithmonë çelësi për arritjen e tij. Nuk mund të ketë diskutime për luftën pa Ukrainën” tha për fund Zelensky.

Ai falënderoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe shumë liderë evropianë me të cilët Ukraina po punon për të gjetur zgjidhje të drejta dhe të forta për paqen e vërtetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat