Orban i jep fund presidencës në BE me propozimet e diskutueshme për një armëpushim në Ukrainë

Evropë

Orban i jep fund presidencës në BE me propozimet e diskutueshme për një armëpushim në Ukrainë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:54
Viktor Orban

Kryeministri hungarez do të takohet me Recep Tayyip Erdoganin e Turqisë, duke vazhduar përpjekjet e tij për të promovuar vizionin për Ukrainën – të cilin Volodymyr Zelensyy e ka kritikuar si një përpjekje për të rregulluar “imazhin e tij personal”.

Viktor Orban i Hungarisë do ta përfundojë presidencën e vendit të tij në Këshillin e BE-së me një takim me Erdoganin në Turqi.

Vizita vjen pasi Orban tha se ai zhvilloi një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, duke i shqetësuar shumë udhëheqësit ukrainas.

Kryeministri hungarez, i cili ka mbajtur lidhje relativisht të ngushta me Putinin që nga fillimi i agresionit rus në shkurt 2022, tha se dyshja folën për një orë dhe komentoi se mendonte se luftimet aktuale në Ukrainë ishin “më të rrezikshmet”.

Bëhet e ditur se propozimet e Orbanit përfshijnë një “armëpushim të Krishtlindjeve” si dhe një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë, shkruan euronews.

Pas thirrjes, ai tha se Hungaria planifikon të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të lehtësuar një armëpushim dhe paqe në Ukrainë.

Por, Zelensky ishte shumë kritik ndaj përpjekjeve të Orbanit për armëpushim, duke deklaruar se arritja e “paqes reale dhe sigurisë së garantuar” kërkon përfshirje nga SHBA dhe Evropa, si dhe “angazhimin e të gjithë partnerëve për të mbështetur qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”.

Ai gjithashtu akuzoi liderin hungarez se po përpiqet të “rregullojë imazhin e tij personal” me propozimet e tij për armëpushim dhe shtoi se nuk duhet të ketë diskutime për paqen pa përfshirjen e Ukrainës.

Ndërkohë, zyra e presidentit ukrainas tha se Hungaria nuk e informoi Ukrainën për thirrjen dhe “nuk e autorizoi për asgjë”, duke shtuar se po punojnë “çdo ditë” për të siguruar lirimin e të burgosurve ukrainas të mbajtur në Rusi.

Orban u përgjigj duke thënë se Hungaria “bëri përpjekje të reja për paqen” dhe e quajti “të trishtueshme” që Zelensky refuzoi propozimet.

Ndryshe, Orban nuk është lideri i parë që kritikohet për një telefonatë me Putinin, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që po përballet me kritika të ngjashme për bisedën me liderin rus në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat