Turqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet është regjistruar edhe mesditën e së enjtes në Perëndim të Turqisë.
Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës rihter dhe ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.
Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë 35 kilometra nga qyteti i Çanakkale. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.
Turqia është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik si pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike.