Tri tërmete brenda pak orësh në Greqi

Evropë

Tri tërmete brenda pak orësh në Greqi

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 11:24
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter, ka goditur Greqinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare, epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra. Mediat në Greqi, raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.

Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat