Për herë të parë në histori: Evropa përjetoi mbi 10,000 raporte breshëri në vitin 2024

Evropë

Për herë të parë në histori: Evropa përjetoi mbi 10,000 raporte breshëri në vitin 2024

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 07:11
Kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë

Viti 2024 ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të ngjarjeve të breshërit të madh në Evropë.

Sipas European Severe Weather Database (ESWD), numri i rasteve ka kaluar për herë të parë 10,000 raporte, duke arritur në 10,084 deri më tani.

Kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë, pasi raportet e mbetura nga sezoni i verës janë ende duke u përpunuar nga ekspertët.

Stuhitë me breshër këtë vit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, automjete dhe infrastrukturë, veçanërisht në vendet e Evropës Qendrore dhe Jugore si Gjermania, Italia, Polonia dhe Franca. Gurët e breshërit kanë arritur madhësi të pazakonta, deri në përmasa të një topi tenisi, duke krijuar sfida serioze për komunitetet dhe ekonominë lokale.

Një shembull i freskët vjen nga Greme, Ferizaj, Kosovë, ku u raportuan gurë breshëri me madhësi deri në 7 cm në diametër, të krahasueshme me një top tenisi. Fotoja e publikuar më 26 qershor 2024, tregoi përmasat mbresëlënëse të këtij fenomeni, duke nënvizuar rrezikun e lartë që ai paraqet për njerëzit dhe pronat në zonat e prekura.

Sipas ekspertëve të European Severe Storms Laboratory (ESSL), kjo rritje e fenomenit është ndikuar nga ndryshimet klimatike, të cilat po krijojnë kushte më të favorshme për stuhitë e fuqishme dhe të shpeshta në Evropë.

Raporti i plotë vjetor, i cili përmbledh analizat dhe statistikat e këtij sezdfoni rekord, do të publikohet në janar. Ky dokument do të ndihmojë për të kuptuar më mirë trendet dhe ndikimet e motit ekstrem në kontinent.

Më 24 korrik 2023 rreth orës 23:00 të mbrëmjes, breshëri gjigant goditi qytetin e Azzano Decimo, Itali, ku u gjet breshëri rekord me diametër 19 cm. Ky breshër tashmë mbetet afër rekordit botëror të një breshëri nga 23 korriku 2010 në Vivian, Dakota e Jugut, SHBA, me një diametër prej 20.3 cm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat