Zelensky thotë se Ukraina do të krijojë një mekanizëm për furnizimin me ushqim të Sirisë

Evropë

Zelensky thotë se Ukraina do të krijojë një mekanizëm për furnizimin me ushqim të Sirisë

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 07:15
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se kishte udhëzuar qeverinë e tij të ngrejë mekanizma furnizimi për të ofruar ushqim në Siri së bashku me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët pas rënies së presidentit Bashar al-Assad.

Ukraina ka qenë një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave dhe farave vajore, dhe ka eksportuar grurë dhe misër në vendet e Lindjes së Mesme, por jo në Siri.

Siria importonte ushqime nga Rusia gjatë epokës së Assadit, por furnizimet ruse të grurit janë pezulluar për shkak të pasigurisë dhe vonesave të pagesave, thanë të premten burime ruse dhe siriane.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Sirinë në parandalimin e një krize ushqimore, veçanërisht përmes programit humanitar “Gruri nga Ukraina”, shkroi Zelensky në X.

“Kam udhëzuar qeverinë që të krijojë mekanizma të furnizimit me ushqim në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët që mund të ndihmojnë”.

Eksportet e Ukrainës u dëmtuan nga lufta e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, i cili reduktoi rëndë dërgesat përmes Detit të Zi. Ukraina që atëherë ka thyer një bllokadë de-fakto detare dhe ka ringjallur eksportet nga portet e saj jugore të Odesës, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat