Komandanti i grupit lindor të forcave të Donetskut të Ukrainës është zëvendësuar pas përparimeve ruse në rajon, ka njoftuar një zyrtar ushtarak.
Gjenerali Oleksandr Tarnavskiy do të marrë detyrën si kreu i grupit operativ dhe taktik, duke zëvendësuar gjeneralin Oleksandr Lutsenko, shkruan CNN.
Masa vjen pasi Lutsenko u përball me kritika të rënda për dështimin për të ndaluar përparimet e fundit ruse në qytetin kyç të Pokrovsk.
Kjo pasi forcat ruse janë parë vetëm tre kilometra nga qyteti, sipas shërbimit ukrainas të hartave DeepState.
Pokrovsk ka qenë vendi i disa prej betejave më të ashpra në frontin lindor prej muajsh.
I shtrirë rreth 17 kilometra nga rajonet Donetsk dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës, ai është një objektiv strategjik për Moskën.