Momenti kur ukrainasit shkatërrojnë depon e municionit dhe shtatë strehimore të rusëve

Evropë

Momenti kur ukrainasit shkatërrojnë depon e municionit dhe shtatë strehimore të rusëve

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 09:31
Pamjet e filmuara nga ajri

Forcat ajrore në bashkëpunim me rojet kufitare ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë një depo municioni dhe shtatë istikame të rusëve – duke përdorur dronët Vampire.

Sipas ukrainasve, rojat kufitare kishin lokalizuar trupat pushtuese, dhe kishin informuar edhe forcat ajrore lidhur me aktivitetet e tyre.

Duke përdorur dronët Vampire ndryshe të njohur si Baba Yaga, ukrainasit goditën depon e municionit si dhe shtatë istikame dhe strehimore tjera të rusëve.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur bombat bien mbi depo dhe istikamet në të cilat fshiheshin rusët.

Kjo nuk është hera e parë që rojat kufitare të ukrainasve të shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse, pasi shpesh marrin pjesë në operacione të fshehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat