Terrori dhe paniku mbizotëruan mbrëmjen e djeshme në një park të njohur argëtimi në Athinë, kur një gjenerator që furnizonte me energji elektrike një lojë u fik, duke bërë që ai të mos funksiononte siç ishte menduar.
Vizitorët e parkut zbavitës në Athinë u ankuan se për shkak të dëmtimit, lodra ishte ngecur në ajër për 15 deri në 20 minuta, duke shkaktuar bllokimin e fëmijëve në një lartësi të madhe.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, fëmijët dhe qytetarët duken shumë të panikosur.
Gjithashtu kjo lojë e veçantë është një nga më të lartat që ka parku argëtues i Athinës.