Shkatërrohen dy tanker rusë në Detin e Zi, njëra ndahet në dysh

Evropë

Shkatërrohen dy tanker rusë në Detin e Zi, njëra ndahet në dysh

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë shkatërruar si pasojë e motit të ligë.

Të paktën  një person ka humbur jetën, derisa ekuipazhi është evakuuar.

Agjencia  e lajmeve Interfax raporton se ka pasur derdhje të naftës, duke u thirrur në deklaratat e Agjencisë Federale Ruse të Transportit.

Fotografitë dhe videot e postuara në X, shfaqin të paktën një anije të ndarë në dysh nga dallgët e mëdha.

Një video nga brendësia e anije tregon anijen tjetër të shkatërruar plotësisht – madje e ndarë në dysh.

Shtatë anëtarë të ekuipazhit bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të keqes, kur shohin se anija e tyre u shkatërrua.

Bëhet fjalë për anijen 136 metra Volgoneft që autoritetet ruse thonë se ishin 15 persona në bord, që shihet qartë duke u ndarë në dysh dhe duke u fundosur.

E anija tjetër e shkatërruar po transportonte mijëra tonelata naftë – që në total kishte një kapacitet transporti prej 4.200 tonelata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat