Papa Françesku mbërriti mëngjesin e së dielës në ishullin francez të Korsikës, për një udhëtim 9-orësh, ndër më të shkurtrit jashtë kufijve të Italisë.
Në takimet e zhvilluara me besimtarë, Papa reflektoi mbi traditat fetare lokale, por edhe u fokusua tek krizat rajonale, si ajo e emigrantëve dhe ajo e vdekjeve si pasojë e luftërave.
Në fjalimin e tij, ati i shenjtë e vuri theksin tek përkushtimi dhe rëndësia për besimin fetar, por edhe tek ekzistenca sociale dhe angazhimi politik.
Ai gjithashtu ngriti zërin kundër atyre niveleve të larta të spiritualitetit që nxisin përçarjen dhe qasjet përjashtuese.
Vizita e Papës në ishullin e Korsikës, vjen pas anulimit që ai i bëri javën e kaluar ftesës për rihapjen e katedrales së Notre Dame në Paris.
Gjithashtu, ajo përshtatet më mirë me prioritetet e tij, që u kushtohen vizitave në vende që nuk para tërheqin vëmendje ndërkombëtare.