Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një resort skijimi në Gjeorgji.
“Trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një zonë mbi një restorant në Gudauri, vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skive në ish-shtetin sovjetik”, shkruan BBC.
Sipas raportimeve, testet nuk kanë treguar ndonjë gjurmë dhune në trupa duke lënë të nënkuptohet se ishte një aksident.
Autoritetet gjeorgjiane kanë hapur një hetim për ngjarjen dhe identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.
Ndryshe, Gudauri është një destinacion popullor turistik për të apasionuarit pas skijimit, me një sërë aktivitetesh sportive dimërore për vizitorët.