Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë

Evropë

Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se ka zbuluar 12 agjentë që spiunonin për Rusinë.

Ata cilët po përpiqeshin të identifikonin vendndodhjet e avionëve luftarakë F-16 dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore në të gjithë Ukrainën.

Bëhet e ditur se është arrestuar organizatori dhe katër bashkëpunëtorë kryesorë nën dyshimin për shkëmbim informacioni për vendndodhjen e ushtrisë ukrainase, raporton Sky News.

“Rrjeti përfshinte disa që u larguan nga njësitë e forcave të armatosura pa leje dhe u rekrutuan nga shërbimi special rus derisa fshiheshin nga drejtësia”, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat