Seanca e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u ndërpre për disa minuta të martën pas një incidenti, kur një bombol tymuese u aktivizua në sallë.
Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Diskutimi përfshinte edhe çështjen nëse duhet shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e pasuesve të tyre. Opozita e cilësoi si një puç kushtetues vendimin e Bordit për të deklaruar se këta gjyqtarë i kanë përmbushur kushtet për pension, ndërsa qeveria e mbrojti si një veprim të ligjshëm.
Pas incidentit me bombolën tymuese, sipas A2cnn, komisioni vazhdoi punën dhe vendosi të publikojë një shpallje për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi.