Zelensky u bën thirrje aleatëve të rrisin mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Evropë

Zelensky u bën thirrje aleatëve të rrisin mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 00:33
Volodymyr Zelensky

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ishte duke pritur për mot të ftohtë përpara se të kryente “sulmin masiv raketor” kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës të premten mbrëma.

Ai tha se sulmi përfshinte 94 raketa dhe pothuajse 200 dronë, duke shtuar se Ukraina ishte në gjendje të mbrohej.

Por sipas tij, Rusia do të përpiqet të godasë përsëri, derisa u ka bërë thirrje aleatëve që të rrisin mbrojtjen ajrore të Ukrainës, raporton Sky News.

“Ata gjithmonë e bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një garanci të besueshme të mbrojtje  dhe kjo do të thotë të kemi një numër të mjaftueshëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat