I dyshuari për vrasjen e gjeneralit të lartë rus dërgohet në vendin e krimit

Evropë

I dyshuari për vrasjen e gjeneralit të lartë rus dërgohet në vendin e krimit

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

I dyshuari për vrasjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov është dërguar në vendin e krimit në Moskë, thanë media shtetërore të enjten.

Gjenerallejtënant Kirillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë banesës sw tij të martën së bashku me ndihmësin e tij kur shpërtheu një bombë e lidhur me një skuter elektrik, raporton Reuters.

Media Izvestia tregoi një burrë të prangosur duke ecur përgjatë një rruge në Moskë, i shoqëruar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat