Si e përdor Vuçiq – Kosovën, për të larguar vëmendjen nga protestat e studentëve në Serbi?

Evropë

Si e përdor Vuçiq – Kosovën, për të larguar vëmendjen nga protestat e studentëve në Serbi?

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 10:57
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar të martën në mbledhjen e kabinetit se ka informacione se në ditët në vijim Qeveria e Prishtinës do të fajësojë serbët për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac.

Duke hapur seancën “tematike” të Qeverisë të martën, Vuçiq fillimisht foli për situatën në Kosovë dhe përgjegjësinë për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac të ndodhur më 29 nëntor.

“Në Kosovë populli ynë po lufton fort për mbijetesë dhe për legjitimitet politik. Ajo që mund t’ju them është se regjimi i Kurtit në ditët në vijim do t’i shpallë fajtorë serbët pa asnjë provë materiale për devijimin e kanalit Ibër-Lepenac me qëllim të qartë politik. Kuptimi dhe qëllimi është që të përpiqemi në çdo mënyrë të ndalojmë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Deri më tani, Beogradi nuk u fol shumë për këtë rast. Disa ditë pas shpërthimit, Vuçiq tha se Serbia nuk kishte asnjë lidhje me të dhe se ai mbështet fillimin e një hetimi ndërkombëtar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Ndaj, sipas Danas-it serb, është interesant fakti që Vuçiqit i vjen radha kësaj teme në kohën kur bllokadat e studentëve në tërë Serbinë po vazhdojnë dhe duket se nuk do të ndalen së shpejti.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është qëllimi i Vuçiqit që të shfrytëzojë temën e Kosovës dhe shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac për të larguar vëmendjen deri diku nga protestat, bllokadat dhe qytetarët e pakënaqur, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq. thotë për Danas se ka kohë që ka pasur përpjekje për të rikthyer në plan të parë çështjen e Kosovës, për të tërhequr vëmendjen dhe për të lehtësuar presionin ndaj qeverisë, që ushtrohet përditë nga problemet e brendshme.

Janjiq thekson se njoftimi i Vuçiqit se Kosova do të fajësojë Serbinë për shpërthimin në Zuba Potok nuk është diçka e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat