Partia Social Demokrate Rumune tërhiqet nga negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, por do të mbështesë qeverinë e djathtë në parlament, tha kryeministri i Rumanisë dhe kreu i socialdemokratëve, Marsel Çolaku.
Ai shkroi në një postim në Facebook se partia e tij do të votojë për një qeveri të krahut të djathtë në parlament sepse Rumania ka nevojë urgjente për një qeveri që do të zgjidhë çështjet aktuale deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Nuk mund të vendosësh asgjë konkrete me njerëz që një gjë thonë privatisht dhe një tjetër para gazetarëve. PSD-ja i ka toleruar mjaft gjatë pa koment dhe pa zhurmë qëndrime të tilla, siç kanë bërë të tjerët. Kjo mënyrë e punës është krejtësisht kundërproduktive përballë popullit. Ndaj PSD po tërhiqet me dinjitet nga tavolina, por ne nuk po ikim nga përgjegjësia”, tha ai.
Partia Social Demokrate fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 1 dhjetor, njoftoi komisioni zgjedhor. Opozita e ekstremit të djathtë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve është në vendin e dytë dhe Partia Kombëtare Liberale, e cila është një partnere në koalicionin qeverisës, është e treta.
Rumunët zgjodhën 330 anëtarë të dhomës së ulët të parlamentit dhe 136 anëtarë të Senatit.