Në Magdeburg sonte ka ndodhur një sulm në tregun e Krishtlindjes.
Një shofer ka futur makinën brenda turmës, ku për pasojë të paktën 20 persona janë lënduar, raporton Bild.
Policia njoftoi se në zonën e tregut po kryhej një operacion i gjerë policor. “Tregu i Krishtlindjes në qendër të qytetit është i mbyllur”, tha policia e Magdeburgut.
Sulmi ka ndodhur në orën 19:04 dhe shoferi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u arrestua, ndërkohë që autoritetet po e hetojnë sulmin si akt terrorizmi.
Më 19 dhjetor 2016, një person futi një kamion në një turmë vizitorësh në tregun e Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 13 dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmuesi u vra disa ditë më vonë në një shkëmbim zjarri në Itali.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha në fund të muajit të kaluar se nuk kishte indikacione konkrete të rrezikut për tregjet e Krishtlindjes këtë vit.
Magdeburgu është kryeqytet i provincës Saksonia dhe ka rreth 240 mijë banorë.