​Salvini lirohet nga akuza

Evropë

​Salvini lirohet nga akuza

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 21:17
Matteo Salvini

Një gjykatë italiane liroi sot zëvendëskryeministrin Matteo Salvini nga akuzat e rrëmbimin e migrantëve në vitin 2019.

Salvini, i cili ishte ministër i Brendshëm në atë kohë, ndaloi një anije me migrantë në det për gati tri javë, dhe u akuzua për rrëmbim e neglizhencë të detyrës.

Ai u përpoq të pengonte anijen e organizatës bamirëse spanjolle "Open Arms" të zbarkonte 147 azilkërkues në ishullin Lampedusa, si pjesë e politikës së tij për mbylljen e porteve për migrantët.

Salvini insistoi që “Open Arms” t’i çonte migrantët në Spanjë, por shoqata spanjolle refuzoi, duke pretenduar se do të duheshin tri ditë dhe se ndihma ishte e nevojshme urgjentisht.

"Jam absolutisht krenar për atë që bëra. E mbajta premtimin, luftova kundër migracionit masiv dhe pavarësisht vendimit, sot është një ditë e mirë sepse jam krenar që kam mbrojtur atdheun", tha Salvini përpara shpalljes së verdiktit.

Do ta bëja sërish”, tha Salvini, i cili gëzon mbështetjen e kryeministres Giorgia Meloni.

Në 12 vjetët e fundit, mbi një milion migrantë nga Afrika e Veriut mbërritën në Itali për një jetë më të mirë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat