Sulmi tragjik në Gjermani që la disa të vdekur, zbulohet identiteti i të dyshuarit – raportohet edhe për një mjet shpërthyes!

Evropë

Sulmi tragjik në Gjermani që la disa të vdekur, zbulohet identiteti i të dyshuarit – raportohet edhe për një mjet shpërthyes!

Nga: Bota sot Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 21:35 Përditësuar në ora: 23:23 më 20.12.2024
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi

Dëshmitarja e sulmit: Nuk po e gjej të dashurin që ishte krah meje

Nga: H.O.

Një dëshmitare okulare e cila ishte në tregun e Krishtlindjeve ka përshkruar dëshpërimin e saj për të mos ditur vendndodhjen e të dashurit të saj, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Në një intervistë për gazetën Bild, 32-vjeçarja Nadine thotë se kishte në krahë të dashurin e saj Marco kur makina erdhi me shpejtësi drejt tyre.

"Ai u godit dhe u tërhoq nga ana ime. Ishte e tmerrshme", thotë 32-vjeçarja për gazetën gjermane. Marco thuhet se ka pësuar lëndime në këmbë dhe në kokë.

“Pasiguria është e padurueshme”, shton ajo, teksa ende nuk e di se në cilin spital ka shkuar partneri i saj.

I dyshuari ka vepruar i vetëm, thotë kryeministri Haseloff

Nga: H.O.

Sipas Reiner Haseloff, kryeministër i Saksonisë-Anhalt, i dyshuari që futi një makinë në turmat në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg veproi i vetëm.

Një fëmijë i vogël është mes dy personave të vrarë, u tha Haseloff gazetarëve pas incidentit, shkruan BBC.

Poashtu ai nuk mund të përjashtonte vdekje të tjera.

Deri më tani raportohet për dy të vdekur dhe 68 të plagosur.

Publikohen pamjet nga sulmi tmerrues në Gjermani

Nga: A.M.

Një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg, duke lënë të paktën 11 të vdekur dhe afro 70 të plagosur.

Sipas zyrtarëve të paidentifikuar të qeverisë, të cilët folën për agjencinë e lajmeve dpa, thanë se drejtuesi i makinës, i cili u raportua se ishte me një BMË të errët, u arrestua pas aksidentit që ndodhi në orën 19:04 të pasdites së sotme.

Bild raportoi se makina ishte drejtuar 'të paktën 400 metra (1300 këmbë) përtej tregut të Krishtlindjeve', sipas një zëdhënësi të policies, raporton DailyMail, përcjell “Bota sot”.

Autori i dyshuar thuhet se ka qenë një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974, sipas Welt. Sipas udhëheqësit të shtetit Reiner Haselhoff, burri është një mjek saudit që punon në Saksoni-Anhalt.

Transmetuesi gjerman MDR raportoi se një mjet i dyshuar shpërthyes ndodhet aktualisht në automjet.

Sipas shërbimeve të urgjencës, të cilët kanë ngritur tenda për të trajtuar menjëherë viktimat, disa persona janë lënduar 'rëndë'.

Pamjet tregojnë makinën e errët duke u kthyer në turmën e dendur, duke lënë dhjetëra njerëz të shtrirë në dysheme.

Brenda pak sekondash, njerëz të panumërt mund të shihen duke ikur për të shpëtuar jetën e tyre pas përplasjes. Pamjet e veçanta treguan fëmijët duke qarë me zë të lartë, ndërsa disa turma të vogla njerëzish u formuan mbi të plagosurit në përplasje, në përpjekje të dukshme për t'i ndihmuar ata.

Presidenti francez 'thellësisht i tronditur' nga sulmi

Nga: H.O.

Presidenti francez 'thellësisht i tronditur' nga sulmi

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili thotë në një postim në platformën X se ai është "thellësisht i tronditur nga tmerri që goditi tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg".

“Franca ndan dhimbjen e popullit gjerman dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë”, shtoi ai.

Ndryshe, të paktën dy të vdekur dhe 68 të plagosur pasi makina u përplas në turmë në tregun gjerman të Krishtlindjeve.

Pas sulmit në Magdeburg, evakuohet tregu i Krishtlindjes në qytetin tjetër gjerman

Tregu i Krishtlindjes në Erfurt u evakuua si masë paraprake pas sulmit në Magdeburg.

Erfurt është kryeqyteti i shtetit federal gjerman të Turingisë. Ministri i Brendshëm i Turingisë tha se organizatori i tregut kërkoi evakuim edhe pse nuk kishte indikacione për ndonjë rrezik specifik.

Ndërkohë qyteti Magdeburg ka publikuar vlerësimet fillestare të bilancit të viktimave të sulmit sonte në tregun e Krishtlindjes – një i vrarë dhe rreth 70 të lënduar, prej tyre 15 në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, i dyshuari i arrestuar në Magdeburg nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si islamik.

Ngasësi i BMW-së, i cili u fut në turmën me njerëz në tregun e Krishtlindjes në qytetin lindor gjerman është një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite.

Gjermani, një i vdekur, disa të lënduar në një incident në tregun e Krishtlindjes

Një automjet goditi turmën e njerëzve të mbledhur në një treg Krishtlindjeje në qytetin lindor gjerman, Madgeburg, njoftuan mediat vendase duke cituar një zyrtar qeveritar.

Agjencia Reuters, duke iu referuar televizionit gjerman MDR, njoftoi për të paktën një të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësimin për incidentin në Magdeburg, duke thënë se “njoftimet nga Magdeburg sugjerojnë se bëhet fjalë për diçka të keqe”.

“Lutjet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi ai në platformën X.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale Matthias Schuppe dhe zëdhënësi i bashkisë Michael Reif thanë se dyshojnë se bëhej fjalë për një sulm.

Magdeburgu, qytet në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i rajonit Saxony-Anhalt, me rreth 240,000 banorë.

Zëdhënësi Reif tha se bëhet fjalë për “një numër të plagosurish” por nuk dha ndonjë shifër të saktë, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

“Pamjet janë të tmerrshme”, tha ai. “Sipas informacionit që kam, një makinë është përplasur me njerëzit që po vizitonin tregun e Krishtlindjes, por ende nuk mund të them nga cili drejtim apo sa larg”.

Në videoregjistrimet nga vendi i ngjarjes shihet një pjesë e izoluar e tregut, me mbeturina nëpër tokë.

“Është një ngjarje e tmerrshme, sidomos tani disa ditë para Krishtlindjes”, deklaroi Guvernatori i rajonit Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff. Ai i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se ende nuk mund të ofronte informacion mbi viktimat dhe të dyshuarit prapa incidentit.

Shoferi i dyshuar i automjetit është arrestuar, sipas MDR-së.

Shumë pjesëtarë të policisë dhe emergjencave ishin në vendin e ngjarjes. Menaxheri i tregut u tha vizitorëve të largohen nga qendra e qytetit.

Dëshmitarët i thanë televizionit gjerman se makina u fut drejt në turmën e njerëzve në treg, në drejtim të bashkisë.

Sulmi i dyshuar vjen një ditë pas përvjetorit të tetë të sulmit ndaj një tregu Krishtlindjeje në Berlin. Më 19 dhjetor të vitit 2016, një ekstremist islamist e përplasi kamionin e tij me turmën e vizitorëve të tregut, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Sulmuesi u vra disa ditë më vonë gjatë një shkëmbimi zjarri në Itali.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser deklaroi muajin e kaluar se nuk ka shenja konkrete se ka rrezik ndaj tregjeve festive këtë vit, por bëri thirrje për vigjilencë të shtuar./VOA

​Më të fundit nga sulmi në Gjermani - të paktën 11 të vdekur e 80 të plagosur

Numri i personave të prekur nga sulm i dyshuar terrorist me makinë sonte në Magdeburg të Gjermanisë ka arritur në 91, prej tyre janë 11 të vdekur dhe 80 të lënduar.

Shoferi ka përplasur me shpejtësi makinën e tij në turmën e vizitorëve në tregun e Krishtlindjes, sipas Bild.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale Matthias Schuppe dhe zëdhënësi i qytetit Michael Reif konfirmuan se incidenti po hetohej si një sulm i qëllimshëm.

"Pamjet nga vendi i ngjarjes janë të tmerrshme. Sipas informacioneve të mia, makina ka përplasur vizitorët e tregut të Krishtlindjeve", tha Reif.

Edhe pse autoritetet gjermane njoftuan menjëherë pas sulmit, dy orë pas sulmit, se sulmuesi ishte arrestuar, identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Kryeministri i shtetit federal gjerman të Saksonisë, Reiner Haseloff është nisur për në Magdeburg, raporton televizioni gjerman MDR.

"Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani, në ditët para Krishtlindjes," tha ai.

Një grua e intervistuar nga Bild tha se shoferi u fut me shpejtësi në zonën e tregut të Krishtlindjes në Magdeburg.

"Kishte shumë familje. Unë arrita të hidhem mënjanë me fëmijën tim në minutën e fundit," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat