Pas sulmit në Magdeburg, evakuohet tregu i Krishtlindjes në qytetin tjetër gjerman

Evropë

Pas sulmit në Magdeburg, evakuohet tregu i Krishtlindjes në qytetin tjetër gjerman

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tregu i Krishtlindjes në Erfurt u evakuua si masë paraprake pas sulmit në Magdeburg.

Erfurt është kryeqyteti i shtetit federal gjerman të Turingisë. Ministri i Brendshëm i Turingisë tha se organizatori i tregut kërkoi evakuim edhe pse nuk kishte indikacione për ndonjë rrezik specifik.

Ndërkohë qyteti Magdeburg ka publikuar vlerësimet fillestare të bilancit të viktimave të sulmit sonte në tregun e Krishtlindjes – një i vrarë dhe rreth 70 të lënduar, prej tyre 15 në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, i dyshuari i arrestuar në Magdeburg nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si islamik.

Ngasësi i BMW-së, i cili u fut në turmën me njerëz në tregun e Krishtlindjes në qytetin lindor gjerman është një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat