Dëshmitarja e sulmit: Nuk po e gjej të dashurin që ishte krah meje

Evropë

Dëshmitarja e sulmit: Nuk po e gjej të dashurin që ishte krah meje

Nga: H.O. Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dëshmitare okulare e cila ishte në tregun e Krishtlindjeve ka përshkruar dëshpërimin e saj për të mos ditur vendndodhjen e të dashurit të saj, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Në një intervistë për gazetën Bild, 32-vjeçarja Nadine thotë se kishte në krahë të dashurin e saj Marco kur makina erdhi me shpejtësi drejt tyre.

"Ai u godit dhe u tërhoq nga ana ime. Ishte e tmerrshme", thotë 32-vjeçarja për gazetën gjermane. Marco thuhet se ka pësuar lëndime në këmbë dhe në kokë.

“Pasiguria është e padurueshme”, shton ajo, teksa ende nuk e di se në cilin spital ka shkuar partneri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat