​Sulmuesi në Magdeburg jeton në Gjermani qe nga viti 2006

Evropë

​Sulmuesi në Magdeburg jeton në Gjermani qe nga viti 2006

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autori i sulmit terrorist në Magdeburg është një mjek nga Arabia Saudite, i cili jeton në Gjermani qe nga viti 2006.

Kryeministri i provincës Saksonia, Reiner Haseloff, tha se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se nuk rrezik të mëtejmë për qytetarët.

“Ne kemi arrestuar autorin. Ai është një burrë nga Arabia Saudite, një mjek që ndodhet në Gjermani qe nga viti 2006”, u tha gazetarëve në vendngjarje Haseloff.

Sauditi nuk ishte renditur më parë si një person islamik ose i rrezikshëm. Gazeta Bild raporton se burri saudit punon në një klinikë në Magdeburg. Është publikuar edhe një regjistrim i arrestimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat