Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmijë

Evropë

Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmijë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 08:36
Gjermani

Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël.

Kështu ka thënë kryeministri i shtetit të Saksonisë-Anhalt, Dr. Reiner Haseloff, në një konferencë për shtyp, raporton Sky News.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund të imagjinohet”, u shpreh ai.

Dr. Haseloff deklaroi gjithashtu se i dyshuari, i cili është nga Arabia Saudite, “ka punuar si mjek në shtet” dhe “ka arritur në Gjermani në vitin 2006”.

11 të vdekur kanë mbetur pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat