Dy të vdekur dhe rreth 70 të plagosur në tregun e Krishtlindjeve, ja momenti kur arrestohet autori i sulmit në Magdeburg

Evropë

Dy të vdekur dhe rreth 70 të plagosur në tregun e Krishtlindjeve, ja momenti kur arrestohet autori i sulmit në Magdeburg

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 08:58
Gjermani

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një fëmijë dhe rreth 70 të plagosur nga sulmi i mbrëmjes së djeshme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.

Këyo janë pamjet që po qarkullojnë në jetë momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para forcave speciale gjermane duke u shtrirë në tokë, pas reaguar më pas kur i vendosen prangat.

Agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit. Sipas të dhënave të fundit të mediave gjermane 50-vjeçari ka qenë një ujk i vetmuar dhe gjithçka e ka bërë i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat