Rusi, 5 të vrarë nga sulmet ukrainase në rajonin e Kurskut

Evropë

Rusi, 5 të vrarë nga sulmet ukrainase në rajonin e Kurskut

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Pesë persona janë vrarë në një sulm ukrainas në rajonin e Kursk të Rusisë. Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut tha se përveç të vrarëve, nëntë të tjerë ishin dërguar në spital pas sulmit në qytetin Rylsk.

Trupat ukrainase mbajnë ende pjesë të rajonit të Kurskut, pasi nisën një ofensivë të befasishme ndërkufitare në fillim të gushtit.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas raportuan një ditë më parë se Moska kishte nisur një sulm të ri me raketa në Kiev, duke dëmtuar disa ambasada. Sipaa autoriteteve ukrainase, sulmi kishte prekur misionet diplomatike të Shqipërisë, Argjentinës, Maqedonisë së Veriut, Palestinës, Portugalisë dhe Malit të Zi.

Në një deklaratë që konfirmon sulmin, ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat ishin lëshuar në një “pikë komanduese” të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në përgjigje të një sulmi në një fabrikë kimike në Rostov të Rusisë dy ditë më parë.

Por ka gjithashtu spekulime në Kiev se sulmi i së premtes mund të lidhet me vrasjen e kreut të Forcave të Mbrojtjes Bërthamore Igor Kirillov në Moskë të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat