Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë sot tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg me ministren e Brendshme Nancy Faeser.
Kryeministri i shtetit Saksoni-Anhalt Dr Reiner Haseloff sugjeroi që Scholz të flasë në vendngjarje.
Dje, Scholz tha se mendimet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre.
"Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falenderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi."