Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për personin që u arrestua si i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Para mediave, derisa ishte për vizitë në vendin e ngjarjes, ai u shpreh se sulmuesi do të hetohet në detaje.
“Është e rëndësishme të hetojmë në detaje me saktësi të madhe se çfarë ka ndodhur. Do të hetojmë në thellësi autorin”.
Scholz tha se është e rëndësishme që “të qëndrojnë të bashkuar”.
“Ne nuk duhet të lejojmë ata që duan të mbjellin urrejtje ta bëjnë këtë”, shtoi ai, shkruan BBC.