Sulmet ukrainase me dronë, rihapet aeroporti në qytetin rus të Kazanit

Evropë

Sulmet ukrainase me dronë, rihapet aeroporti në qytetin rus të Kazanit

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Aeroporti në qytetin rus të Kazanit u rihap të shtunën pasi u mbyll përkohësisht më herët gjatë ditës pas një sulmi me dron ukrainas, tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan sulmin me dron në një kompleks banimi dhe zona të tjera në Kazan, rreth 500 milje (800 km) në lindje të Moskës.

Ministria e Mbrojtjes tha se qyteti ishte sulmuar nga tre valë dronësh midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit.

Ai tha se tre drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tre të tjerë nga sistemet e luftës elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat