Një festë në Boston mori një kthesë të çuditshme kur fotografitë gjigante të të akuzuarit për vrasjen e shefit të United Healthcare u shfaqën në ekran, ndërsa dëgjohej kënga e Hannah Montana “He Could Be The One”.
Ngjarja ngjalli reagime pasi imazhet treguan të pranishmit që po festonin nën shfaqjen e fotografive të Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasje të shkallës të parë të Brian Thompson.
Ndërsa ky moment u kap nga pjesëmarrësit e festës dhe u publikua në rrjete sociale, mesazhi që ai donte të përcillte nuk është i qartë ende.
Ndryshe, policia e arrestoi Mangione pas një ‘gjuetie’ që përfundoi me gjetjen e 26-vjeçarit në një McDonald’s.
Mangione aktualisht po mbahet në një burg në Pensilvani, por së fundmi është kërkuar ekstradimi i tij në New York.
Video nga festa tregon DJ-në duke luajtur muzikë me fotot e ekspozuara të Mangione, ndërsa turma vazhdonte e brohoriste.