Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një foto që mendohet të jetë e të dyshuarit për sulmin terrorist në Magdeburg, Gjermani.
Fotoja e të dyshuarit të identifikuar si Taleb al-Abdulmohsen, është marrë nga të dhënat e një grup aktivistësh me bazë në SHBA, RAIR Foundation USA.
I dyshuari nuk është identifikuar akoma zyrtarisht nga autoritetet, por mediat gjermane tashmë e quajnë atë “Taleb A”.
RAIR Foundation USA ka kryer një intervistë me al-Abdulmohsen më 12 dhjetor.
Në një deklaratë të publikuar nga Reuters, fondacioni tha se al-Abdulmohsen ishte prezantua si dikush që ndihmonte ish-refugjatët myslimanë që donin ti shpëtonin persekutimit nga Arabia Saudite.