Presidenti rumun emëron kryeministrin aktual për të udhëhequr qeverinë e re

Evropë

Presidenti rumun emëron kryeministrin aktual për të udhëhequr qeverinë e re

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 18:31
Foto nga takimi

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka nominuar Marcel Ciolacu, lryeministrin aktual dhe lider të Partisë Social-Demokratike për të drejtuar një qeveri të re pas anulimit të një zgjedhjeje presidenciale nga Gjykata e Lartë.

Ky vendim është marrë pas një periudhe të gjatë krizash politike në vend dhe synon të stabilizojë situatën.

Ciolacu, i cili drejtoi partinë e tij për të fituar zgjedhjet parlamentare të 1 Dhjetorit, pranoi sfidën e formimit të një koalicioni pro-evropian.

Ai theksoi se do të përballet me një krizë të thellë politike dhe besimi, duke u angazhuar që koalicioni i ri të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjet me popullatën.

Ky zhvillim pason një periudhë tensioni pas surprizës së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati ultranacionalist Calin Georgescu mori vendin e parë. Kjo ka shkaktuar akuza për manipulime zgjedhore dhe ndikime të mundshme ruse.

Nomimi i Ciolacut tani pritet të miratohet nga Parlamenti, për të mundësuar fillimin e qeverisjes së re, shkruan Euronews.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat