Zelensky: Bota nuk po bën thuajse asgjë për të ndaluar bashkëpunimin ushtarak të Koresë së Veriut me Rusinë

Evropë

Zelensky: Bota nuk po bën thuajse asgjë për të ndaluar bashkëpunimin ushtarak të Koresë së Veriut me Rusinë

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 23:12
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar liderët botërorë se nuk kanë bërë sa duhet për të kundërshtuar bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut. Në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës thotë se Rusia “thjesht po i asgjëson” trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës.

Ai tha se ka “më shumë se 3,000” trupa të Koresë së Veriut ose të vrarë ose të plagosur në rajonin e Kursk që nga dislokimi i tyre.

“Asnjë person normal në tokë nuk do të përgjigjet pse koreanët duhet të luftojnë për Putinin”, tha Zelensky. “Dhe për fat të keq, bota nuk po bën pothuajse asgjë për të kundërshtuar bashkëpunimin kriminal midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.”, shtoi ai.

Kujtojmë që disa javë më parë Pheniani po dërgoi trupa dhe pajisje për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat