Një protestë u zhvillua para ndërtesës së qeverisë sllovake në Bratislavë të hënën në përgjigje të udhëtimit të kryeministrit Robert Fico në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin.
“Kjo erë tradhtie”, shkruhej në një pankartë ndërsa shumë të tjera tregonin mbështetje për Ukrainën dhe kritikonin Ficon.
Kryeministri i Sllovakisë vizitoi të dielën, duke u bërë kështu lideri i tretë perëndimor që takohet me kreun e Kremlinit që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë që nisi rreth 3 vite më parë.
Fico, një kritik i zëshëm i BE-së mbi mbështetjen që unioni 27 anëtarësh i jep Ukrainës deklaroi se kishte diskutuar me Putin furnizimin e Sllovakisë me gaz rus, pasi Bratislava vijon të ketë varësi nga Moska mbi çështjet energjitike.