Shpërthim në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në Turqi, publikohem pamjet - raportohet për disa të vdekur

Evropë

Shpërthim në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në Turqi, publikohem pamjet - raportohet për disa të vdekur

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 08:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në lagjen Karesi të Balikesir, Turqi.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të municioneve ZSR.

Sipas mediave turke, guvernatori i Balikesir, Ismail Ustaoglu konfirmoi se ka pasur viktima dhe të lënduar si pasojë e incidentit.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje dhe priten detaje të mëtejshme për shkakun e shpërthimit.

Situata po monitorohet nga afër dhe do të jepen përditësime pasi të ketë më shumë informacione.

Ndërkohë mediat raportojnë se bëhet fjalë për dymbëdhjetë të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.

Fabrika, e cila hapi dyert e saj në vitin 2014, ishte e specializuar në prodhimin e municioneve për armë të lehta, sipas burimeve të mediave lokale.

Sipas tyre, guvernatori i Balıkesir, İsmail Ustaoğlu, foli për tragjedinë, duke përjashtuar sabotimin si shkak të shpërthimit.

“Hetimet fillestare sugjerojnë se ky ishte një aksident tragjik”, u tha Ustaoğlu gazetarëve në vendngjarje.

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja e tre të plagosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat