Bora që bie vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh në pjesën më të madhe të BeH ka shkaktuar sot vështirësi të shumta në qarkullimin rrugor.
I gjithë qarkullimi hekurudhor është ndërprerë për shkak të një defekti në linjat e energjisë.
Situata më e rëndë është në zonën më të gjerë të Drvarit, ku një kolonë automjetesh me 70 persona ka mbetur në një zonë të thellë malore.
Operacioni i shpëtimit të tyre zgjati plot dhjetë orë.