Raportohet për zjarr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët

Evropë

Raportohet për zjarr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuuar turistët.

Sipas raportimeve, zjarri ndodhi në boshtet e ashensorit midis katit të parë dhe të dytë, ndërkaq numri i turistëve të evakuuar është rreth 1 mijë e 200, raporton Euronews.

Ndërkaq, sipas burimeve të Euronews, zjarri i shkaktuar nga nxehja e tepërt e një prej kabllove të ashensorit është vënë nën kontroll.

Pas këtij zjarri të shkaktuar, qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat