Rusi, një shtetas amerikan dënohet me 15 vite burg, akuzohet për spiunazh

Evropë

Rusi, një shtetas amerikan dënohet me 15 vite burg, akuzohet për spiunazh

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 15:25
Eugene Spector

Një gjykatë ruse dënoi shtetasin amerikan, Eugene Spector, me 15 vite burg, mbi akuza për spiunazh. Porcesi gjyqësor ndaj zotit Spector u mbajt me dyer të mbyllura dhe njoftimi i vendimit u bë të martën nga agjencitë shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Zoti Spector, i cili po vuante një dënim me 3 vite e gjysmë për ryshfet, ka lindur në Rusi dhe më pas është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara. Ai u akuzua për spiunazh në gusht të vitit të kaluar. Hollësitë e çështjes kundër tij nuk janë bërë publike nga mediat shtetërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘TASS’ njoftoi se zoti Spector u dënua me 13 vjet burg për spiunazh, por gjykatësi i shoi edhe dënimin paraprak për ryshfet duke thëse se ai do të vuajë gjithësej 15 vite burg.

Para arrestimit të tij më 2021, zoti Spector ishte kryetar i bordit të ‘Medpolymerprom Group’, një kompani e specializuar në ilaçe për trajtimin e kancerit, njoftoi media shtetërore ruse.

Në rastin e parë gjyqësor kundër tij, zoti Spector ishte deklaruar fajtor për akuzën se i kishte dhënë ryshfet një ndihmësi të një ish-zëvendëskryesministri rus./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat