Ushtarët ukrainas vazhdojnë të vrasin ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut.
Një nga ushtarët e vrarë të Koresë së Veriut kishte një fletore në të cilën autori, Gyong Hong Jong, uronte një ushtar tjetër, Song Ji Myong (ose Yong), për ditëlindjen e tij.
“Unë, pasi kam lënë vendlindjen dhe duke qenë në Rusi, i uroj shokut dhe kunatit tim më të mirë Song Ji Myong (Yong) ditëlindjen dhe shëndet të mirë, 9 dhjetor 2024”, shkruan në fletore.
Ukrainasit theksojnë se ky është deshifrimi i parë nga fletorja e ushtarit të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.
Ndërsa ukrainasit vazhdojnë të vrasin rusët në rajonin e Kurskut, përkthimi i regjistrimeve të tjera të Jong është duke u zhvilluar.
“Kur doni të përgëzoni një mik, por në vend të festës, merrni një mitraloz dhe qirinjtë në tortë zëvendësohen me plumbin ukrainas të kalibrit 5,56”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.