Të paktën shtatë persona u plagosën nga një zjarr në një shtëpi të moshuarish në Mynih.
Pjesa e sipërme e godinës që ndodhet në Ettingenstrasse është aktualisht në flakë.
Zjarrfikësja ka saktësuar se çatia ka marrë flakë dhe ndërtesa është shembur pjesërisht.
Departamenti i zjarrfikësve të Mynihut mobilizoi mbi 120 zjarrfikës, së bashku me rreth 60 personel mjekësor të shpëtimit, për të shuar flakët.
Sipas informacioneve, zjarrfikësit kanë evakuuar 60 persona nga shtëpia e të moshuarve, ndërsa reja e tymit është e dukshme nga larg në qytet.