Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi ai u fut me një automjet në një trotuar në qendër të Londrës sot.
Katër persona morën lëndime dhe u dërguan në spital pas incidentit në Shaftesbury Avenue, me një prej të cilëve thuhet se është në një gjendje të rrezikshme për jetën.
Në një deklaratë, policia tha se ngjarja ishte e izoluar dhe nuk lidhej me terrorin.
Zëvendësndihmës komisionari Stuart Cundy tha se forcat "u përgjigjën shpejt" dhe arrestuan një burrë "brenda pak minutash".
"Besohet se i dyshuari ishte përfshirë në një grindje në një klub nate përpara se të hipte në makinën e tij dhe të ngjitej në trotuar," tha ai.
Shaftesbury Avenue ndodhet në zemër të West End të Londrës dhe rrethit të teatrit të qytetit.